MENU
klinika

SPAK kërkon arrestimin e tij!

Ahmetaj largohet nga Shqipëria, mblidhet sërish sot Këshilli i Mandateve

12.07.2023 - 10:18

Këshilli për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet do të mblidhet sërish ditën e sotme në orën 16:00 pas kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

Një ditë më parë mbledhja u shty me kërkesë të avokatit të Ahmetajt, i cili kërkoi më shumë kohë për të shqyrtuar dosjen prej 400 faqesh. Në mbledhje pati debate mes opozitës dhe mazhorancës, pasi PD kërkoi që mbledhja të mbahej me dyer të hapura.

Debati vazhdoi deri në orën 17.00 kur Gazmend Bardhi ka përsëritur kërkesën ndaj Ermonela Felaj për seancë me dyer të hapura. Bardhi tha në mbledhjen e djeshme se Ahmetaj është larguar jashtë shtetit, duke pyetur kreun e SPAK nëse ka informacion ku ndodhet Ahmetaj, a është në Shqipëri apo ka ikur në Kanada, por nuk mori përgjigje.

Largimin e ish-zv.kryeministrit nga Shqipëria e konfirmoi avokati Henrik Ligori në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Zëri i Amerikës zbuloi se Ahmetaj kishte prerë online një biletë avioni për në Itali, por që nuk e ka përdorur. Sipas VOA-s, nga verifikimet e sinjalit të celularit të Ahmetajt, rezulton se momenti i fundit i vendndodhjes të ketë qenë Kanadaja. Deri më tani nuk dihet asgjë mbi vendndodhjen e tij.