MENU
klinika

Dy persona humbin jetën, një i plagosur

Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Shkodër

24.07.2023 - 08:40

Një aksident i rëndë me dy persona të vdekur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake një automjet është përplasur me një traktor dhe për pasojë dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur.

Ngjarja rreth orës 05:10 te ‘Kryqëzimi i Kallmetit’.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.