13.07.2023 - 17:00
Gjykata e Lezhës ka liruar ditën e sotme Redion Hysën, i cili u arrestua për vrasjen e policit Xhuliano Prela.
Pas një investigimi nga emisioni “Në shënjestër”, janë zbardhur fakte të reja që konfirmojnë se Hysa nuk e ka vrarë Xhulio Prelën. Dosja nuk është bërë ende publike.
Prokuroria kërkoi 20 vite burg për Redion Hysën më 6 qershor, pasi u akuzua se ka vrarë efektivin e FNSH Xhuliano Prela mëngjesin e 5 dhjetorit në vitin 2020. Ngjarja ndodhi në rrugën Lezhë-Milot, në afërsi të vendit të quajtur Gajush.
Redion Hysa u arrestua bashkë me kushëririn e tij Sokol Hysa më 28 dhjetor 2020, pasi akuzoheshin se kanë qëlluar me armë drejt kamerave të një objekti.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Parandalohet krimi në Lezhë
Arrestohet 28-vjeçari i përfshirë në vrasjen e efektivit Xhulio Prela
Çfarë ‘tregoi’ arma e gjetur në depozitë