Al Hilal prezantoi afrimet e reja para 70 mijë tifozëve të pranishëm në stadium, e pasuar nga një miqësore në të cilën nënshkrimi më spektakolar Milinkovic-Savic shënoi pas vetëm 71 sekondash.
Al Hilal luajti dje një ndeshje miqësore kundër Al Kuvajtit dhe para fillimit të ndeshjes ka pasur një shfaqje, me 70 mijë tifozë që i uruan mirëseardhjen anëtarëve të rinj të skuadrës. Sergej Milinkovic-Savic, Ruben Neves, Kalidou Koulibaly dhe trajneri i ri Jorge Jesus janë prezantuar për herë të parë me tifozët e tyre të rinj, ndërsa së shpejti pritet t’i bashkohen kësaj skuadre edhe dy yje të mëdhenj, përkatësisht futbollisti më i mirë i Zenit nga Shën Petersburg Malcom dhe sulmuesi serb Aleksandar Mitrovic.
Pas prezantimit pasoi ndeshja miqësore dhe tifozëve të Al Hilalit iu desh të prisnin vetëm 71 sekonda për golin e parë, pasi Sergej Milinkovic-Savic i mjaftoi vetëm pak kohë për t’u treguar tifozëve se çfarë është në gjendje të dhurojë në fushë.