Kryeministri Albin Kurti është shprehur se nuk do të ketë një takim kokë më kokë me kreun e qeverisë, Edi Rama, gjatë vizitës së tij 2 ditore në Prishtinë, nëse nuk mbahen mbledhja e anuluar e dy qeverive.
Albin Kurti në një konferencë për mediat, tha se anulimi i mbledhjes së dy qeverive në datën 14 qershor në Gjakovë, ishte pa arsye dhe se në sirtar kanë mbetur pa nënshkruar 13 marrëveshje të dakordësuara mes tij dhe Ramës.
Ndaj, kryeministri i Kosovës theksoi se “e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy qeverive por jo takime të tjera”.
“Jam në kontakt të drejtpërdrejt me Ramën e di që do të vijë në një vizitë në Shqipëri në kuadër të turit Ballkanik. Është thënë që ky tur Ballkanik ka të bëjë me përgatitjet për Samitin e radhës së Procesit të Berlinit që mbahet në mes të muajit tetor, më shumë se sa 3 muaj prej tani. Miqësisht i kam kërkuar kryeministrit Rama, meqenëse do të vijë të qëndrojë 2 ditë dhe 1 natë në Prishtinë që të mbajmë mbledhjen e dy qeverie që u anulua pa arsye, ndonëse ishte lajmëruar muaj më parë për datën 14 qershor në Gjakovë, 13 marrëveshje do të nënshkruheshin, tani kanë ngelur në sirtar.
Nga këto marrëveshje përfitojnë qytetarët dhe çdo ditë e humbur pa i nënshkruar është dëm për qytetarët, i kam propozuar se mqs po vjen këtë javë të mbajnë mbledhjen e dy qeverive tona, t’i nënshkruajmë ato marrëveshje që janë në sirtar dhe t’i zbatojmë 1 orë e më parë. Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm, ne e mbështesim, por samiti i radhës në Tiranë në mes të muajit tetor, jemi në fillim të korrikut, Mirë që bëhen përgatitjet kaq herët, por përderisa i bëjmë kaq herët të mos vonohemi edhe më tutje me një anulim të mbledhjes së dy qeverive.
Ndaj është për mua e nevojshme që ta mbajmë këtë mbledhje, nëse Rama insiston në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, ngelem tek qëndrimi që i kam thënë se për takimin e ne të dyve, kemi kontakt të drejtpërdrejt, takohemi shumë shpesh, nuk langon raporti pse nuk takohen dy kryeministrat ai i Kosovës dhe Shqipërisë, por për shkak se mbledhjet e dy qeverive tona janë anuluar pa arsye. Ndaj e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy qeverive por jo takime të tjera”, tha Kurti.
Turi i Ramës në 5 vende të Ballkanit
Kryeministri Rama do të nisë një tur 2-ditor në 5 kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor, për të nisur përgatitjet për Procesin e Berlinit që do mbahet për herë të parë në Shqipër në tetor.
Kryeministri shqiptar ka planifikuar që në datën 6 dhe 7 Korrik të takohet me 4 homologët e Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Bosnjës e Malit të Zi si dhe Presidentin e Serbisë. Turin do ta nisë nga Shkupi dhe pas takimit me Dimitar Kovaçevskin do të udhëtojë drejt Prishtinës ku do të takohet me Albin Kurtin.
Kryeministri dhe stafi i tij kanë vendosur të qëndrojnë natën e 6 Korrikut në Prishtinë dhe më pas mëngjesin e të premtes së 7 korrikut do të udhëtojnë drejt Sarajevës ku do të ketë takim me BorjanaKriston kryesuesen e Këshillit të Ministrave, më pas do të fluturojë drejt Podgoricës ku do të takojë Kryeministrin në detyrë Dritan Abazoviç.
I fundit do të jetë Beogradi, ku Kryeministri do të pritet në një takim nga Aleksandër Vuçiç.