MENU
klinika

Qeveria Kurti standard i dyfishtë

Ambasadori paguhet nga kompania serbe, televizioni u mbyll për adresën në Serbi

31.07.2023 - 13:29

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë vijon të insistoj se vendimi i saj për t’i pezulluar licensën televizionit Klan Kosova është një vendim i drejtë.

Përmes një reagimi në FaceBook kjo ministri thotë se “Komisioni ka siguruar dokomunetacionin aktual nga institucioni përkatës në Maqedoninë e Veriur, për “Pronarët e Vërtet të Subjektit”, dokumente në të cilat Kosova paraqitet përsëri si pjesë e Serbisë.

Vendimi i Qeverisë në Prishtinë për të pezulluar licensën e televizionit Klan Kosova u kritikua ashpër nga Vendet e Quintit por me sa duket Albin Kurti nuk do të ndalet në këtë betejë.

Mimoza Kusari Lila, shefe e grupit Parlamentar në Lëvizjen Vetëvendosje u pyet nëse do të merrte pjesë në protestën e gazetarëve këtë të hënë, por ajo tha se është Asociacioni i Gazetarëve që i përfaqëson ato.

Kusari Lila u pyet nga gazetarët sesi mund të jetë problem rregjistrimi I një biznesi me adresë në Serbi ndërkohë që një Ambasador I Kosovës merr para nga Kompani Serbe duke iu referuar rastit të Martin Berishaj.

Kusari Lila e përfshirë në biseda me zyrtarë të lartë të listës serbe dhe kriminelë të Serbisë që janë sanksionuar nga SHBA duket se kërkon të luaj me dy standarte. AJo u përgjigj se ceshtja e Klan Kosovës nuk është e njëjte me atë të ambasadorit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!