Analisti Lorenc Vangjeli ka paralajmëruar se do të ketë arrestime të tjera nga SPAK.
I ftuar në “Opinion”, ai është pyetur nga Blendi Fevziu nëse Prokuroria e Posaçme arrestonte personat që janë me pushime.
Vangjeli është përgjigjur duke thënë se arrestimet do të vazhdojnë edhe në gusht, në shtator e në tetor. Analisti tha se dosjet e SPAK kanë përfunduar dhe sipas tij pritet që arrestimet të fillojnë sërish.
Pjesë nga biseda
Blendi Fevziu: Pse arreston SPAK-u në Korrik që janë njerëzit me pushime?
Lorenc Vangjeli: Do vazhdojnë edhe në Gusht, nuk do të mbarojnë në Shtator, në Tetor, do vazhdojnë. Problemi yt është që mbase do të duhet të zgjasësh edhe sezonin. Ata do vazhdojnë të punojnë. Patën një lloj pushimi, nja 3-4 muaj përpara zgjedhjeve të Majit, ndërkohë punonin dhe tani ato dosje kanë përfunduar.
Ndoshta brenda Korrikut, shpresoj jo në javën e parë të Gushtit, mund të ketë edhe atë gjënë të cilën shumëkush ka filluar ta flasë sot në Tiranë duke nisur fillimisht nga Kryeministri që thotë ekuilibër, pse na godisni vetëm ne. Një ish-Kryeministër tha pse vetëm ne të majtët jemi të ligj? Duke harruar që kanë 10 vjet në pushtet dhe natyrisht këta do jenë shënjestra kryesore.
Sot është dita, në Shqipëri përmendet shpesh fjala histori, është një ditë që e bën Shqipërinë të gdhihet ndryshe nesër. Sepse cinikët dhe skeptikët ata që kanë gjuajtur me gurë në dyert e Reformës në Drejtësi.