MENU
klinika

Ministri i Jashtëm italian

Antonio Tajani zgjidhet në krye të partisë së Berluscionit “Forza Italia”

15.07.2023 - 15:53

Në krye të Forza Italia, partia konservatore e themeluar 29 vjet më parë nga manjati miliarder Silvio Berlusconi, i cili ndërroi jetë muajin e kaluar, është vendosur ministri i Jashtëm Antonio Tajani.

69-vjeçari Tajani, i cili u zgjodh unanimisht nga këshilli kombëtar i “Forza Italia”, do të përballet me një detyrë të vështirë për të ringjallur një parti, mbështetja publike e së cilës ishte në rënie prej vitesh, madje edhe para vdekjes së Berlusconit, shkruajnë mediat italiane.

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi i njohur si ‘Kavalieri’ ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare, në spitalin San Raffaele në Milano. Berlusconi emri i të cilit është lakuar në disa skandale seksuale dhe akuza për korrupsion vuante nga leuçemia kronike. Në muajin prill ai u trajtua në spital për një infeksion të mushkërive. Një manjat mediatik miliarder, Berlusconi erdhi për herë të parë në detyrë në vitin 1994 dhe drejtoi katër qeveri deri në vitin 2011. Ai udhëhoqi partinë e qendrës së djathtë Forza Italia, e cila hyri në koalicion nën kryeministren Giorgia Meloni pas zgjedhjeve në shtator, kur ai u zgjodh në dhomën e lartë të Italisë.