MENU
klinika

Tensione që në nisje

Arben Ahmetaj në spital?! Bardhi nga Kuvendi: Na e thoni, që të shtyjmë seancën për arrestimin e tij

14.07.2023 - 10:47

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën plenare për të diskutuar dhe votuar për heqjen e imunitetit dhe autorizimin e arrestimit të deputetit Arben Ahmetaj, nga Prokuroria e Posaçme. Gazment Bardhi si përfaqësues i grupit opozitar, po lexon raportin e përgatitur.

“Nëse ai ka arsye objektive të mungesës, ne si rregull duhet të shtyjmë seancën. Ndaj ju duhet të verifikoni se ku ndodhet zoti Ahmetaj dhe arsyet e tij për të mos marrë pjesë në seancë”, tha Bardhi nga Foltorja. Kërkesë së tij ju përgjigj menjëherë Nikolla.

“Jo nuk kam informacion se ku ndodhet zoti Ahmetaj, por ai është informuar me email dhe të gjitha rrugët e tjera zyrtare për të marrë pjesë. Megjithatë, ky nuk është detyrim dhe ai është në të drejtën e tij për të mos qenë i pranishëm”, u përgjigj kryetarja e Kuvendit.

Por menjëherë pas kësaj përgjigje, Gazment Bardhi tha se socialistët kanë detyrimin të tregojnë se përse Arben Ahmetaj nuk është i pranishëm gjatë seancës që mbahet për të.

“Nëse ai është i shtruar në spital, ne kemi detyrim të shtyjmë seancën. Meqënëse se zoti Ahmetaj është fshehur dhe zoti Rama u fsheh, unë do të vazhdoj me raportin. Interesi i opozitës është pranimi i kërkesës për heqjen e imunitetit dhe për të autrorizuar arrestimin e Arben Ahmetaj”, shtoi deputeti i PD.

Ndërkohë, më herët në një mesazh të gjatë, Arben Ahmetaj ka thënë se një pjesë e miqve të tij e dinë shumë mirë se ku ndodhet ai dhe përse ka ikur: për arsye serioze familjare.

“Me kan quajtur “ne arrati”. Mendoj qe kam ikur per arsye seroze familjare ( nje pjese e miqve te mij e dine perse), dhe besoj e mendoj kam ikur prpara se kerkesa e SPAK per imuitetin tim te ket shkuar ne poste per te aritur pas disa ditesh ne kuvend”, thotë Ahmetaj ndër të tjera.