MENU
klinika

Prokurori i Fierit

Artur Cara konfirmohet me shumicë votash në Vetting

22.07.2023 - 09:22

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të premten më 21 korrik vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Fierit, Artur Cara. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Firdes Shulin dhe anëtar Olsi Komicin.

Gjatë seancës dëgjimore m 19 korrik, Cara dha shpjegime për konstatimet lidhur me burimet e dy apartamenteve duke kundërshtuar bilancet negative, si dhe lidhur me transaksione financiare të kyera nga bashkëshortja me familjarët e saj – veprime që kishin nisur kohë para se të njiheshin e të kishin filluar bashkëjetesën.

Cara deklaroi se bashkëshortja i kishte kryer veprimet për llogari të familjarëve pa interes dhe bazuar në një prokurorë të posaçme, përpara se ata të krijonin lidhje mes tyre, kërkuar që ata të mos konsiderohen si persona të lidhur. Ai pretendoi se me provat dhe shpjegimet kishte përmbysur bilancet negative.

Prokurori Cara mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe dha shpjegime për disa gjetje në kriterin profesional.

Artur Cara e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në vitin 2000. Ai u emërua prokuror në vitin 2009 dhe punoi prej asaj kohe në Prokurorinë e Fierit. Aktualisht shërben si këshilltar ligjor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. /Marrë nga Birn

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier