Luiza Gega shkëlqeu në Lojërat Evropiane Ekipore që u zhvilluan në Poloni pak javë më parë. Atletja shqiptare la gjithë garueset pas vetes në garën e 3 mijë metrave me pengesa, teksa vendosi rekord të ri me kohën 9:17.31.
Duke qenë se gara e Gegës ishte në Divizionin e tretë, priti edhe përfundimin e garave të tjera dhe siguroi medaljen e artë, duke nderuar sërish ngjyrat kuqezi.
Në një ceremoni të zhvilluar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Gegës iu dha edhe medalja përkatëse për këtë rekord të ri evropian. Veç Gegës, në ceremoninë e zhvilluar mbrëmjen e së martës u nderua edhe karateisti Alvin Karaqi, që fitoi medalje të artë po në Lojërat Evropiane Ekipore.
Atletët shqiptarë vijonë të bëjnë mirë në disa disiplina, duke dhënë shenja për një kualifikim edhe në Olimpiadën e Parisit që zhvillohet në 2024.