MENU
klinika

Reagimi i parë si Ministër i Brendshëm

Balla: Të garantojmë pushime të qeta dhe të sigurta

15.07.2023 - 21:12

Në reagimin e parë si Ministër i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur operacionin e zhvilluar sot nga Njësia e Policisë Detare, ku u bllokuan 20 mjete lundruese, të cilat ishin pa dokumentacion përkatës, madje disa prej tyre cënonin perimetrin ujor të sigurisë për pushuesit.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se siguria e pushuesve është prioritet, ndaj do të vijojë puna çdo ditë për verifikimin e mjeteve lundruese në të gjithë hapësirën ujore të vendit.

“Përgëzime Njësisë Policore Detare. Ishte domosdoshmëri krijimi i kësaj Njësie. Duhet të garantojmë pushime të qeta dhe të sigurta për çdo pushues”, shkruan Balla.

Policia Kufitare dhe nga Njësia Policore Detare, vijojnë verifikimet në të gjithë vijën bregdetare ndaj mjeteve lundruese, për parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën.