MENU
klinika

"Ahmetaj të bashkëpunojë me drejtësinë!"

Bardhi përmend emra: Zyrtarë të tjerë të përfshirë në dosje

12.07.2023 - 21:48

Deputeti demokrat Gazment Bardhi, në daljen për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ka përmendur emrat e disa zyrtarëve të tjerë, që sipas tij janë përfshirë në dosjen e Arben Ahmetajt.

“Damian Gjiknuri, Ermonela Felaj, ka të dhënë për dy ish-kryerarë të PS, sot deputetë, Fadil Nasufi dhe Baftjar Zeqo. Po ashtu Engjëll Agaçi.
Pse po veçohen çështjet nga SPAK. Kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal, në krye të të cilit është Rama”.

Ashtu si kolegët e tij, Bardhi ka një thirrje për ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.
“Ata (avokatët) thonë se nuk e dinë vendodhjen e zotit Ahmetaj dhe kanë pohuar se do të kthehet. Një lutje për personin në hetim, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Të zbardhë këtë aferë, t’i bëjë një shërbim qytetarëve që i dhanë besimin”.