MENU
klinika

“E vetmja zgjidhje…”

Bardhi reagon pas deklaratës së Ramës: Makiazhi mbi fytyrën e korrupsionit nuk e ndryshon realitetin e keqqeverisjes

29.07.2023 - 16:34

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, nuk zgjodhi të reagojë për zgjedhjet që synojnë të kthejnë Bashën në drejtimin e partisë, por komentin në rrjetet sociale, ia dedikoi mbledhjes së qeverisë në Tepelenë.

“Rikonceptimi i qeverisjes nis nga respekti për votën e lirë, nga largimi i kreut të qeverisë më të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar në Europë, me vendosjen para drejtësisë të të korruptuarve.

Makiazhi mbi fytyrën e korrupsionit nuk e ndryshon realitetin e keqqeverisjes që po vuajnë çdo ditë qytetarët.
Sot Edi Rama është kreu i një grupi parlamentar që ka në përbërje të tij një të arratisur të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia.

Shqiptarët kërkojnë zgjidhje. E vetmja zgjidhje është largimi i Edi Ramës dhe mbajtja e tij përgjegjës për korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar”, deklaron Bardhi.