MENU
klinika

“Vetë jeni shpallur vulëhumbur”

Bardhi: Vulën se mbaj as në xhep as në shtëpi, s’iu ndihmoj dot juve që e keni humbur!

26.07.2023 - 17:24

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi u është përgjigjur dhe disa akzuave të deputetëve demokratë të cilët u shprehën se ka marrë vulën dhe është larguar në drejtim të paditur.

Bardhi shprehet se vula është në zyrën e tij sepse administrohet nga Sekretari i Përgjithshëm teksa shton se nuk i ndihmon dot ata që kanë humbur vulën.

“Unë e kam vulën aty ku e kam në të njëjtin vend ku ishte prej një viti e gjysmë. S’la zyrë protokolli tani PD.

Ka vetëm 2 zyra, një për Sekretarin e Përgjithshëm një për kreun e komanduar të partisë.

Vula administrohet nga Sekretari, se kam marrë në xhep, as në shtëpi. Se gjejnë dot se s’kanë rol apo përgjegjësi për vulën.

Si ndihmoj dot ata që kanë humbur vulën. Disa duan të shpallen vulëhumbur….”- tha Bardhi.