MENU
klinika

Çfarë përmban letra e firmosur nga 17 anëtarë

Basha i merr vulën e partisë Gazment Bardhit, zbardhet vendimi i 18 korrikut!

25.07.2023 - 09:54

Kryesia e PD-së që mbështet Lulzim Bashën vendosi që t’i heq vulën e partisë Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Edhe pse për mediat nuk është bërë e ditur që PD të ketë zhvilluar një mbledhje Kryesie, vendimi mban datën e 18 Korrikut.

Në vendimin që mban firmën e 17 anëtarëve, thuhet se pasi Bardhit i hiqet e drejta për të administruar vulën e PD, kjo kompetencë i kalon Sekretarit për çështjet ligjore në PD, Indrit Sefa. Sipas vendimit, ky ka qenë propozimi i 1/5 së anëtarëve të Kryesisë.

Pas këtij vendimi, Gazment Bardhi ka deklaruar se Kryesia nuk mund t’i heq vulën Sekretarit të Përgjithshëm, duke theksuar se mbajtja e vuës së partisë prej tij është miratuar nga 7000 anëtarët e Kuvendit Kombëtar të PD.

Vendimin e kryesisë e cilëson të pa vlefshëm pasi sipas tij, nuk është plotësuar as numri për të plotësuar kurimin e mbledhjes. Një vendim i tillë vjen pasi një grup deputetësh janë shprehur kundër zgjedhjeve për kryetarin e ri më 29 Korrik, ku kandidon Lulzim Basha dhe Gjergji Hani.

Po ashtu, vendimi i Kryesisë së PD u bë publik vetëm pasi Bardhi njoftoi se brenda kësaj jave do të mblidhte Këshillin Kombëtar për të diskutuar mbi zgjedhjet e 29 Korrikut. Duket se lëvizjet brenda PD zyrtare po e thellojnë edhe më shumë përçarjen brenda tyre, por dhe brenda PD në tërësi, përfshirë edhe me atë të Berishës. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi dje pas vendimit që mori Kryesia e PDsë për t’i hequr vulën e partisë kreut të Grupit Parlamentar.

Bardhi deklaroi se statuti i partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë dhe aq më pak me vendim pa kuorum të Kryesisë.

“Vula administrohet sipas nenit 8 të Statutit dhe urdhrit nr. 218, datë 07.11.2019 të Kryetarit të Partisë; ndërsa dokumentimi, arkivimi, dhe protokollimi behet sipas nenit 21 të Statutit të Partisë dhe rregullave të miratuara me udhëzimin nr. 8, datë 19.01.2020 të Sekretarit të Përgjithshëm. Statuti i Partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë, e aq me pak me vendim pa kuorum të kryesisë! Statuti është vullnet i përbashkët i rreth 7000 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD. Për këtë arsye, për zhvillimet në PD referojuni vetem dispozitave të Statutit, se me letra me firma mund tju vij keto ditë edhe ndonjë vendim për sekuestrimin nga “Kryesia e PD” e kurorës së mbretit të Anglisë!”, – shprehet Gazmend Bardhi.

Ai konfirmoi se pritet të mbledhë brenda këtyre ditëve Këshillin Kombëtar, ndonëse më herët në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm ai ka deklaruar se nuk do të lejojë asnjë proces farsë për kreun e ri të PD-së. Gjatë një interviste për Panorama TV, Bardhi deklaroi se do të mbledhë Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Kjo vjen pas kërkesës që 276 anetare të Keshillit Kombetare i kërkuan të ushtrojë kompetencat si sekretar i përgjithshëm. Kërkesa i është dorëzuar Gazment Bardhit nga një grup prej 7 deputetësh.

“Po kam marrë një relacion të detajuar dhe kërkesë mbi situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar dhe pasi i kam shqyrtuar kam ushtruar menjëherë kompetencat që më njeh Statuti i Partisë. Kam vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Ju falenderoj”, deklaroi Bardhi për Panorama TV.

Në një deklaratë per mediat, deputetët Bledian Nallbati dhe Lefter Geshtenja thane se 276 anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD jane kundër zgjedhjeve të 29 Korrikut. Të 276 anetarë i kerkuan Sekretarit të Përgjithshëm ‘që të ushtrojë kompetencat që i njeh Statuti dhe të ndërmarrë çdo iniciativë statutore për të frenuar përçarjen e mëtejshme të Partisë Demokratike’.

Deputetët të cilët morën nismën për të kontaktuar anëtarët e Këshillit Kombëtar për të mësuar qëndrimin e tyre për zgjedhjet e 29 korrikut janë Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Ramadan Likaj, Dashnor Sula, Xhelal Mziu, Helidon Bushati, Saimir Korreshi. Por vula e partisë për herë të parë nuk do të administrohet nga Sekretari i Përgjithshëm, ndërsa këto vendime brenda PD vijnë pak ditë para zgjedhjes së kreut të ri, çështje që ka sjellë të tjera ndasi.

Për postin e kryetarit të PD të shtunën garojnë dy kandidatë, Lulzim Basha dhe Gjergji Hani, të cilët prej datë që prej datës 24 qershor kanë nisur fushatën zgjedhore. Edhe pse kandidati Hani nuk ka publikuar një platformë konkrete se si do ringrejë apo do e bashkojë PD, Basha i ka kushtuar rëndësi vettingut të politikanëve, ndërsa bashkimin e partisë e shikon si opsion vetëm pasi të hiqet dorë nga politika e vjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Se mos sekuestrojnë kurorën e mbretit të Anglisë…!"

Kryesia i heq vulën, Bardhi: Veprime qesharake. Statuti i PD s’ndryshohet