MENU
klinika

"Shteti ynë nuk bën kompromis"

BE ‘ndëshkon’ Kosovën, reagon Albin Kurti

02.07.2023 - 12:46

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me masat ndëshkuese të vendosura nga BE, pas tensioneve në Veri dhe përplasjes me Serbinë.

Kurti shprehet se masat e BE-së janë të padrejta ndaj shtetit të Kosovës, ku shton se qeveria e tij nuk do të bëjë kompromis me sundimin e ligjit e as me kushtetutshmërinë e vendit.

Sakaq shtoi se Kosova po përballet me forma të ndryshme agresioni nga Serbia, e cila është shtet autokratik dhe pro-Rusisë.

“Këto nuk janë sanksione por është e vërtetë që janë masa të përkohshme por të padrejta për shkak se Kosova dhe qeveria e saj janë edhe shteti edhe ekzekutiv më demokratik pro-evropian dhe progresist.

Në anën tjetër kemi një përballje të vazhdueshme me forma të ndryshme të agresionit të Serbisë që është shtet autokratik dhe pro-Rusisë dhe i pa ballafaquar me të kaluarën kriminale në hapësirën e ish-Jugosllavisë ku i ka shkaktuar katër luftëra”, ka Kurti, citon Telegraf.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga pezullimi i vizitave bilaterale, te ndalimi i fondeve nga IPA

BE: Qeverisë së Kosovës ia kemi komunikuar masat ndëshkuese


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin