MENU
klinika

Analiza

BE po bën gabimin më të madh ndonjëherë

12.07.2023 - 13:55

Marrëveshjen e Re e Gjelbër ka qen fokusi i Bashkimi Europian për shumë kohë, dhe ndonëse ishte supozuar të “shitej” si sukses, në fakt mund të jetë “gabimi më i madh në historinë moderne të integrimit evropian”, siç e quan Eurointelligence, një nga blogjet më prestigjioze ekonomike.

E gjitha kjo sepse eurodeputetët në Kontinentin e Vjetër përgatitën një listë mbresëlënëse të qëllimeve klimatike dhe rregullave të lidhura me to, por ata nuk e kanë kuptuar se si t’i financojnë ato.

Siç thekson ekonomisti Wolfgang Münchau, pas shumë vitesh bisedimesh për axhendën klimatike, duket e pamundur që të mos ketë një plan konkret për financimin e programeve të gjelbra që jo vetëm duhet të ndalojnë ndryshimet klimatike, por edhe të përcaktojnë në mënyrë të pakthyeshme drejtimin e zhvillimit të të gjithë ekonomisë evropiane.

Po ashtu, Münchau paralajmëron se Komisioni Evropian i ka zgjatur kostot vjetore deri në 620 miliardë euro dhe nuk ka konsensus midis vendeve anëtare.

MEPs must help the EU recover from its taxonomy madness – EURACTIV.com

Në BE, thjesht nuk ka dakordësi për një instrument financiar, që në fund të fundit sigurohet nga vetë shtetet anëtare. Ajo që gjithashtu nuk ndihmon është se tregjet financiare nuk e vlerësojnë borxhin e lëshuar nga BE për arsyen e thjeshtë se ai nuk është sovran.

Ajo që i duhet BE-së, në fakt, më shumë se gjithçkajanë: eurobondet. Ose, duhet pranuar se blloku nuk mund të veprojë si të dojë, kurdoherë.

Për më tepër, Marrëveshja e Gjelbër Evropiane e Re pa mbështetjen e fortë të Francës dhe Gjermanisë nuk do të financohet në përmasat që pritet.

Sipas EuroIntelligence, ata që mbështesin planin më të madh të BE-së, bëjnë mirë të ndërgjegjësohen se vetëm 13 për qind e dëshirave të tyre mund të realizohen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidentja e mundshme Komisionit Europian

“Marrëveshja e gjelbër”, premtimi i Ursula von der Leyen