Një tjetër incident i ka ndodhur së fundmi këngëtares shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, vetëm dy javë pasi ajo u godit në fytyrë nga nja një fans teksa po performonte në koncertin e saj ‘The Rooftop’ në Pier 17, të turneut “Best F’n Night Of My Life”.
Teksa krijuesja e hitit “I’m A Mess” po performonte këngët e saj në skenë në një moment ajo është detyruar që ta ndërpresë koncertin pasi një fanse nuk është ndjerë mirë.
Mesa duket vajza po kalonte një atak paniku, ndërsa Bebe iu ka kërkuar të gjithë të pranishmëve që të mbajnë qetësi teksa ka ka thënë që as ajo nuk do të këndojë derisa ajo të ndjehej më mirë.
Gjithashtu artistja i ka ardhur në ndihmë fanses duke iu kërkuar stafit të saj që ti sjellin ujë, teksa e ka pyetur nëse dëshiron të dalë jashtë për tu qetësuar dhe për të marrë ajër.
Kujtojmë që personi i cili goditi në ftytyrë këngëtaren disa javë më parë teksa po performonte është sulmuar nga 27-vjeçari Nicolas Malvagna i cili është nga Manalapan.
Ai po përballet me dy akuza për sulm, një akuzë për ngacmim, një akuzë për ngacmim të rëndë dhe një akuzë për tentativë sulmi pasi u akuzua në Gjykatën Penale të Manhatanit.
Sipas zyrës së Manhattan DA, Malvagna rrëfeu krimin dhe tha: “Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund të koncertit, sepse do të ishte qesharake”.
Megjithatë tani Bebe është në një gjendje të mirë shëndetësore dhe po vazhdon koncertet e saja të rradhës.