MENU
klinika

"Po e ndjen shumë dihatjen e SPAK mbas vetes"

Ben Andoni ‘zbërthen’ lëvizjet e Ramës: PS është gati një parti inekzistente

25.07.2023 - 13:32

Analisti Ben Andoni duke folur në një intervistë televizive mbi Asamblenë që pritet të mbajë PS tha se kryeministri Rama “po ndjen dihatjen e SPAK-ut mbas vetes”.

Sipas Andonit, kryesocialisti Rama do që të lajë duart me disa nga njerëzit në PS.

“PS është partia e një njeriu që e ka kthyer partinë sipas funksioneve të vet, është një parti gati inekzistente në sensin moral të së majtës. Në dukje ne jemi një vend që po lulëzon, por po të shikosh statistikat Shqipëria është duke vuajtur, dhe kjo është për shkak të drejtimit të socialistëve. Nuk e kuptoj pse duhet të bësh Asamble të sforcuara, kur njerëzit në këto muaj përveçse duhet të përballin vapën, duhet të përballin edhe sakrificën e mbijetesës. Duket që z.Rama po e ndjen realisht dihatjen e SPAK-ut mbas vetes dhe duhet të lajë duart me disa nga njerëzit në PS. Kjo është ideja e atyre përplasjeve të vogla që po duken në Parlament. Qëndrimi i z.Xhafa, z.Majko, z.Braçe, tregon që janë disa njerëz që po tregojnë problematikat, por akoma s’po tregojnë problematikat reale të socialistëve. Z. Rama do të tregojë që ky formacion vazhdon, ka logjikën e duhur, bën rokadë. Në një farë mënyre Rama do të lajë duart për të treguar diferencën e pushtetit të tij me hallkat e tjera të PS. Por po tregon që kjo forcë po e mban me një sforco të jashtëzakonshme vendin. Nuk mund të vazhdojnë më të djathtët të vuajnë në këtë sens. E djathta reale ka treguar gjithmonë që di të mbajë shtetin dhe institucionet. Është gati ulëritëse që në këto dy vite të mbetura të djathtët të paraqesin një ofertë bazë, është e turpshme kjo e vulës që po kërkohet”, tha Andoni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN