11.07.2023 - 13:44
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në fuqi dënimin me 2 vjet e 8 muaj të El Salih Ibrahim (Lekica).
Ai u shpall fajtor për “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”. Kuksiani u arrestua dhe u shpall fajtor për “Nxitjë, thirrjë publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.
56-vjeçari u arrestua në maj të vitit të kaluar pasi postonte me profile false në rrjetet sociale, foto dhe shkrime nxitëse në përkrahje të ISIS. Gjithashtu, i bënte thirrje qytytarëve, për përkrahje të luftës në Siri