MENU
klinika

Rama e 'lëshoi'

Berisha: Gjiknuri, “kokë e këmbë” në inceneratorin e Elbasanit

27.07.2023 - 13:17

Një ditë më parë Edi Rama e hoqi Damian Gjiknurin nga posti i sekretarit të përgjithshëm. Sali Berisha këtë lëvizje e lidh me faktin që sipas tij deputeti socialist është i lidhur “kokë e këmbë” me inceneratorin e Elbasanit në lidhje me kontratën e prodhimit të energjisë. Në një deklaratë për mediat, Berisha listoi shkeljet që sipas tij ka kryer Gjiknuri.

“Damian Gjiknuri është përgjegjës direkt për dimensionin korruptiv të prodhimit të energjisë në inceneratorin e Elbasanit. Vendimi i famshëm i datës 16 dhjetor 2014, parashikon financimin e impiantit të përpunimit të plehrave dhe energjisë nga qeveria për Elbasanin. Pra, të dyja së bashku, arrinin vlerën 21 mln euro sipas vendimit të qeverisë. Këto nuk janë koncesione, por mafia hajdute, klani i plehrave.

Dy përgjegjës direkt, Gjiknuri dhe Rama. Në Elbasan u parashikua ndërtimi i një termocentrali për prodhim energjie nga djegësit dhe me detyrimin e shtetit për të blerë energjinë e këtij impianti për 25 vite. Në këtë prokurim direkt u shkel cdo rregull. Me vendim qeverie të gjitha HEC-et dhe TEC-et, duhet të licencoheshin me VKM dhe hajdut Gjiknuri e dinte shumë mirë këtë.

Por ai nuk mund ta kalonte në qeveri sepse donte të ndante paratë vetë me Ramën që të mos bënte aksionerë të tjerë. Në aferën e gjeneratorit të energjisë në Elbasan, Gjiknuri është hajdut absolut kryesor bashkë me Ramën. Ndërsa për Ahmetajn janë gjetur vila, për Gjiknurin do të gjejnë hotele që janë vendosur në emër të pronarëve të tjerë” tha Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN