MENU
klinika

Marrëveshja

Britania do t’i paguajë Shqipërisë 4.6 mln euro në vit për të marrë të burgosurit më të rrezikshëm

21.07.2023 - 11:41

Britania e Madhe do t’i paguajë Shqipërisë së paku 4.6 milionë euro në vit për të marrë të burgosurit më të rrezikshëm shqiptarë në burgjet e saj sipas marrëveshjes së ratifikuar këtë javë, shkruan The telegraph.

Vlera do të shfrytëzohet për të paguar për rinovimin e burgjeve, sigurinë shtesë, punëtoritë, pajisjet e rehabilitimit dhe trajnimin e rojeve. Qeveria shqiptare do të hartojë një raport vjetor për të burgosurit dhe kushtet e tyre, ndërsa qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të ruajë të drejtën për të kryer kontrolle fizike.

Mes 200 të transferuarve janë 17 të dënuar me burgim të përjetshëm, mes tyre edhe Koci Selamaj, vrasësi i mësueses Sabina Nessa. Mësuesja 28-vjeçare u rrah dhe u mbyt pa asnjë arsye në një park te Londrës dy vite më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN