MENU
klinika

Zikaltërit përpilojnë ofertën e radhës

Britma e Lukakut, Inter me çdo kusht

03.07.2023 - 11:36

Më 13 korrik, Inter nis grumbullimin për të përgatitur sezonin e ri. Stafi drejtues i klubit zikaltër e ka me nxitim për të zgjidhur sa më shpejt çështjen Lukaku, Inzaghi kërkon ta ketë në dispozicion sulmuesin belg, mundësisht brenda kësaj date. Pasi morën një refuzim të prerë, për një huazim të dytë, Inter po bën gati lëvizjen e radhës, huazim me detyrim blerje, 5 milionë euro për huazimin dhe 30 të tjera në fund të këtij sezoni. Chelsea merr në konsideratë vetëm blerjen e kartonin, për një shumë jo më pak se 40 milionë euro.

Sulmuesi belg edhe këtë herë po bën gjithçka për tu rikthyer tek Inter, ashtu si një vit më parë, madje refuzoi edhe një ofertë marramendëse nga Arabia Saudite, 58 milionë euro në vit. Lukaku ndodhet në Sardenjë, duke u stërvitur në mënyrë individuale, në pritje për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij.

Në të njëjtën kohë, Inter pret të marrë 18 milionë euro nga shitja e Brozovic tek Al-Nassr ndërsa presin që Man.United të bëjë lëvizjen e radhës për Onana-n. Zikaltërit kërkojnë 60 milionë euro për kartonin e tij. Pasi të ketë siguruar këto para, Interi do të lëviz edhe për Davide Frattesi-t, por në lidhje me mesfushorin e Sassuolo-s koha nuk premton pasi ka një konkurrencë të madhe.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës