MENU
klinika

AKB përgjegjëse për zbatimin e ligjit

Çdo plazh privat duhet të ketë me çdo kusht vrojtues

10.07.2023 - 18:04

Jo çdo kush mund të marr në administrim një plazh. Poseduesit e lejeve janë të detyruar të zbatojnë me korrektësi të gjitha masat e parashikuara për sigurinë dhe shëndetin.

Për stacion plazhi fillimisht bëhet aplikimi në portalin e -Albania. Agjensia Kombëtare e Bregdetit më pas shqyrton, filtron kriteret si dhe kontrollon zbatimin e tyre. Apilkantët për stacion plazhi, ose ndryshe për plazh privat, duhet të paraqesin një marrëveshje paraprake me vrojtues plazhi, e cila të garanton sigurinë për pushuesit.

Kontrata për plazhin privat zgjat nga 1 deri në 5 vjet, por edhe rinovohet. Bashkia formalisht nënshkruan dokumentet e miratuara nga Agjensia Kombetare e Bregdetit.

Për të marrë një plazh privat, kontrat lidhen deri në datë 31 Mars. Plazhet për të cilat nuk është lidhur kontratë deri në këtë datë, do të funksionojnë si plazhe publike. Nëse në plazh nuk ka vrojtues, kontrata me biznesin prishet.

Për kontrollin e zbatimit të rregullave në një plazh privat, nga rojet private, deri tek sinjalistika orientuese detare, është një Task Force, e përbërë nga inspektorë të AKB dhe policë bashkiakë.

Kulla e vrojtimit duhet të jetë e pajisur me elementet Dylbi, Megafona, Bilbil metalik ,barelë, barelë kosh dhe kollare qafe, Kuti të ndihmës së parë, bovë shpëtimi për çdo vrojtues, kamerdare, me perimetër shpëtimi 30 metër për çdo 200-250 metra plazh, mjete komunikimi apo telefona.

Për plazhet publike, të cilat administrohen nga njësitë vendore, në të cilat nuk mund të ofrohen kriteret e sigurisë, duhet të vendosen tabela informuese lehtësisht të dallueshme, me mbishkrime (në shqip e në anglisht) “KUJDES! — KY PLAZH NUK KA VROJTUES PLAZHI.” / “ATTENTION! – THIS BEACH HAS NO LIFEGUARD.”

Mosplotësimi i kushteve dhe kritereve ngarkon me përgjegjësi administrative apo, kur është rasti, me përgjegjësi penale kur sjell pasoja të rënda për shëndetin.