MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është migrena e heshtur

05.07.2023 - 13:21

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë është migrena e heshtur

Mjeku: Në rastet kur një person përjeton migrenë të heshtur ai mund të pësojë ndryshime në shikim ose paqartësi, ndryshime në shqisa, ose në të folur.

Në përgjithësi, ky lloj sulmi i paraprin fillimit të dhimbjes së kokës, por një migrenë e heshtur mund ta kalojë edhe këtë fazë. Si të gjitha migrenat, shkaku i saktë nuk është kuptuar plotësisht.

Simptoma më e dukshme është një sulm vizual dhe shkakton shfaqjen e njollave apo pikave të lëvizshme.

Simptoma të tjera përfshijnë:
Çrregullime të të folurit
Dobësi
Mpirje
Vertigo
Çekuilibër
Të përziera
Marramendje
Ndjeshmëri ndaj dritës

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN