MENU
klinika

Kaos në Kremlin

Çfarë po ndodh me dy njerëzit e fuqishëm në Rusi

06.07.2023 - 16:13

Dy njerëz të fuqishëm në forcat e armatosura ruse të dyshuara për lidhje me Yevgeny Progozhin janë zhdukur nga radari. Grushti i dështuar i kreut të mercenarëve të Wagner, me ndërhyrjen e Bjellorusisë pas një marrëveshjeje me Kremlinin, duket se po provokon një sherr të madh në Moskë. “Gjenerali Sergei Surovikin, komandanti i përgjithshëm i Forcave Ajrore Ruse dhe zëvendëskomandant i forcave ruse në Ukrainë, nuk është parë në publik që nga rebelimi i grupit Wagner më 23-24 qershor 2023,” ka zbuluar inteligjenca britanike. Ekspertët e “007” ushtarake në Londër tregojnë gjithashtu se i zhdukur konsiderohet dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, gjeneral kolonel Yunus-bek Yevkurov, Sipas burimeve të tyre, i pari është në pranga. “Lajmi për arrestimin e Surovikin nuk mund të konfirmohet, por autoritetet ka të ngjarë të dyshojnë për lidhjen e tij të gjatë me Ëagnerin, që daton nga shërbimi i tij në Siri që nga viti 2017”, tha Londra. Sipas CNN, Surovikin thuhet se është një “anëtar i fshehtë VIP” i brigadës së Prigozhin së bashku me rreth tridhjetë gjeneralë dhe drejtues të shërbimeve sekrete ruse. Dhe e dyta. “Në mënyrë të ngjashme, Yevkurov u filmua duke folur me pronarin e Ëagner, Yevgeny Prigozhin gjatë marrjes së pakundërshtueshme të Rostov-on-Don nga grupi,” shpjegojnë britanikët 007.

Prapaskenat
Tanimë, kur misioni i shefit të Wagner Yevgeny Progozhin për të “pushtuar” Moskën dhe rrëzuar Putin ka dështuar, detaje të reja dalin në dritë nga plani i mercenarëve. I fundit dhe ndër më të rëndësishmit ka të bëjë me rolin e gjeneralit Sergei Surovikin, i cili është i besuari i Putin që riorganizoi Ushtrinë në Ukrainë, në këtë përpjekje për të kafshuar “dorën që e ushqeu”. Sipas burimeve të cituara nga New York Times ai ishte në dijeni të planit rebel të Prigozhin, por Kremlini i ka hedhur poshtë zërat edhe pse në rrjet po qarkullon gjerësisht lajmi se Putin kërkon arrestimin e tij. Një njeri me përvojë të madhe ushtarake, tashmë duke udhëhequr operacionet në Ukrainë, Surovikin njihet për marrëdhëniet e tij të shkëlqyera me Evgeny Prigozhin, i cili shpesh e ka lavdëruar publikisht, në krahasim me ministrin e urryer të Mbrojtjes, Shoigu. Një aspekt tjetër ka të bëjë me pjesën tjetër të hierarkisë: “Sa gjeneralë ishin gati për të mbështetur “kuzhinierin” e Putin?”. Në realitet, askush nuk ka dalë në mënyrë flagrante hapur, edhe nëse ka forma të ndryshme bashkëpunimi. Reagimi i avashtë i forcave të armatosura ka bërë që të hipotezohet simpatia e disa departamenteve përkundrejt Wagner. Vonesat i atribuohen edhe konflikteve, mungesës së urdhrave të sakta, konfuzionit dhe mungesës së njësive adekuate. Neë York Times pranon se lajmet për Surovikin mund të përfaqësojnë edhe një përpjekje për të krijuar probleme për ushtrinë, duke nxitur dyshimet për një gjeneral i cili ka bërë mirë në detyrë, duke krijuar një sistem mbrojtës në zonat e pushtuara, Linja e Surovikin, dhe ka stabilizuar frontin me zgjedhjet e tij.

Çfarë di Perëndimi?
Pra, një karakter i peshës. Sipas ekspertëve, Kremlini gjithashtu mund të vendosë të mos e dënojë , ndërsa të tjerë besojnë se nëse kalon Rubikonin rrezikon shumë. Megjithatë, jemi në vlerësimet fillestare dhe mbetet shumë për t’u kuptuar, ndaj edhe përhapja e analizave kontradiktore është dëshmi e kësaj. Mark Galeotti dyshon se hijet e hedhura mbi Surovikin janë pjesë e “luftës së informacionit” kundër një personaliteti kompetent, duke shpresuar se rusët do t’i marrin si të mirëqenë pëshpëritjet e SHBA. Mbjellja e dyshimeve në kampin armik, sado e bazuar, është një taktikë e zakonshme dhe që tani shfrytëzon mosbesimin e një nomenklature të tronditur nga grushti i shtetit të Prigozhinit. Në Moskë e dinë këtë, ashtu si edhe Putini, i cili në karrierën e tij brenda KGB-së ishte përfshirë në veprime të ngjashme. Ditët e fundit Uashingtoni ka lëshuar shumë mesazhe. Inteligjenca amerikane duket se i njihte qëllimet e Prigozhin për disa kohë dhe Putini gjithashtu e dinte këtë. Ndërkohë, përflitet se Perëndimi i ka bërë presion Kievit zyrtar për të shmangur shfrytëzimin e vrullit të Wagner. Madje ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me rusët për të riafirmuar jashtëzakonshmërinë e lëvizjeve të militarëve të Prigozhin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Oficerët e lartë nuk nxituan ta mbrojnë

Analiza/ Putini ka të drejtë të jetë paranojak