MENU
klinika

Hyn në fuqi dhe klauzola e largimit

Chelsea tremb Mourinho-n, Pochettino fiksohet pas Dybala-s

06.07.2023 - 12:50

Jose Mourinho vendosi të qëndrojë në Romë, me shpresën që drejtuesit e klubit do t’i përgjigjeshin këtë herë në tregun e transferimeve, t’i vendosin në dispozicion një ekip të aftë për të konkurruar në dy fronte. Në kryeqytet nuk është parë asnjë afrim i rëndësishëm në këto ditë të para korriku, jo vetëm kaq, por Mourinho rrezikon të humbas edhe yllin më çmuar të ekipit, Paulo Dybalan.

Sipas Corriere dello Sport, më 6 korrik, Dybalas i futet në fuqi klauzola e largimit prej 12 milionë euro për jashtë Italisë, një shifër që mund ta paguajnë më kënaqësi pjesa më e madhe e klubeve Evropiane. Ajo që shqetëson Mourinho-n dhe stafin drejtues është futja në lojë e Chelsea-t. Pochettino e pëlqen jashtëzakonisht shumë bashkëkombësin e tij, e vendos në një nivel me Messi dhe Neymar, do ta merrte me kënaqësi në Londër, ndërsa blutë mund t’i plotësonin çdo kërkesë financiare.

Sigurisht, Dybala dhe Roma do të ulen për të diskutuar opsionin për rinovimin e kontratës, por sipas mediave italiane nuk është parashikuar një takim i shpejtë. Tiago Pinto, drejtori sportiv i Romës, do të bëjë gjithçka për të mos humbur Dybala-n, një nga elementet e paktë që i jep verdhekuqve më shumë cilësi.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës