MENU
klinika

“Turp”

Deputetët e PS dalin nga seanca, studentët i presin me thirrje e fishkëllima

20.07.2023 - 13:02

Studentët e Mjekësisë kanë pritur me thirrje deputetët e maxhorancës teksa kanë lënë seancën plenare.

“Turp, turp!” dhe “Parlamenti i turpit” ishin disa nga thirrjet e tyre.

Teksa presin prej orësh jashtë parlamentit, pasi duan të dëgjohet zëri i tyre në një ditë kur është planifikuar të kalojë në seancë projektligji që i detyron të punojnë për 5 vite në Shqipëri pas studimeve duke iu mbajtur diplomën, studentët kanë hedhur thirrje dhe ovacione ndaj deputetëve.