MENU
klinika

Asnjë gjurmë nga autorët

Digjet makina e zv.kryeministrit në Maqedoninë e Veriut

22.07.2023 - 12:25

Digjet makina e zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Sipas mediave të kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Strumiçka”, në lagjen Çair të Shkupit.

Persona të panjohur i kanë vënë flakën makinës së zëvendëskryeministrit të parë dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, motivet e të cilës nuk dihen ende.

Policia dhe prokuroria po hetojnë në vendin e ngjarjes për të rënë në gjurmët e autorëve të cilët nuk janë identifikuar ende.