MENU
klinika

Armët që pritet të ndryshojnë gjithçka në fushë-betejë

“Dora” e SHBA-së po e çon Ukrainën drejt katastrofës

21.07.2023 - 11:48

Pika e kthesës në luftë ka ardhur.

Ukraina ka filluar të gjuajë me “bomba thërrmuese”, të marra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndaj forcave ruse në Frontin Juglindor në një përpjekje për të shkatërruar pozicionet e fortifikuara ruse që po ngadalësojnë kundërsulmin e Kievit.

Kështu shkruan “The Washington Post”, duke cituar burime ukrainase dhe duke kujtuar “vendimin e vështirë” të shpallur javët e fundit nga presidenti Joe Biden për dërgimin e bombave thërrmuese, një lëvizje që grupet e të drejtave të njeriut, aleatët evropianë dhe disa demokratë e kritikuan për shkak të rrezikut të viktimave civile.

Sakaq, këto bomba janë të ndaluara në mbi 100 vende që kanë nënshkruar Konventën e OKB-së për ndalimin e prodhimit dhe përdorimit të tyre.

“Dora” e SHBA-së pas vendimit, Ukraina hedh hapin final drejt

Presidenti rus Vladimir Putin, duke iu referuar pikërisht bombave thërrmuese të dielën, kërcënoi se do të hakmerret kundër Ukrainës “nëse ato përdoren kundër nesh”, megjithëse Rusia ka përdorur tashmë municione të tilla në zonat e populluara të Ukrainës të paktën 24 herë që nga fillimi i pushtimit të Moskës më 24 shkurt 2022.

Bombat thërrmuese, shpërthejnë në ajër mbi një objektiv, duke lëshuar dhjetëra deri në qindra bomba më të vogla në një zonë potencialisht të madhe sa disa fusha futbolli. Fëmijët janë veçanërisht të prekshëm dhe pasojat e municioneve ndihen edhe disa vite pas përfundimit të një konflikti.

Por zyrtarët ukrainas i kanë kërkuar prej kohësh armët, të cilat ata thonë se do të kompensojnë disavantazhin e tyre në artileri, armatime dhe numrin e trupave. Tani mbetet për t’u pare se cili do të jetë reagimi i Moskës, pas mospërfilljes totale të “ankesave” të tyre nga Perëndimi.