MENU
klinika

Ja çfarë ka ndodhur

E rëndë! Gjendet i mbytur në depozitën e ujit 16-vjeçari

15.07.2023 - 22:04

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku një i mitur ka gjetur vdekjen.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se rreth orës 21:20 në Çekrezë, dyshohet se 16-vjeçari është vetëmbytur në një depozitë uji.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia ku po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. ndërkohë priten më tepër detaje në vijim.

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 15.07.2023, rreth orës 21:20, në Çekrezë, dyshohet se është vetëmbytur në një depozitë uji, një i mitur 16 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.