MENU
klinika

EMRAT/ Për cilat vepra penale akuzohen?

Ndërtime pa leje/ Nis hetimi për 11 persona!

05.07.2023 - 10:42

11 persona janë proceduar penalisht në Sarandë, pas kontrolleve të shtuara në vijën bregdetare për ndërtimet pa leje dhe lirimin e hapësirave publike.

Mësohet se nën hetim nga policia janë marrë shtetasit Filip Fermanis, Korab Çekici, Gentian Hasani, Enver Dibra, Ervin Jorgo, Gramoz Abedini, Majlinda Qirjazi, Olsi Borava, Thoma Bogdani, Vaso Mekshi dhe Loert Kapushi të cilët ndërtuan pa lejen e organeve kompetente, në zonën e Ksamilit, disa prej tyre në tokë publike.

Njoftimi i policisë:
Sarandë/Kontrolle të shtuara në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, për evidentimin e ndërtimeve të paligjshme, si dhe për lirimin e hapësirave publike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Coastline”. Procedohen penalisht 11 shtetas, të cilët ndërtuan pa lejen e organeve kompetente, në zonën e Ksamilit, disa prej tyre në tokë publike. Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në terren, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e ndërtimeve, veçanërisht të atyre në zonat urbane dhe në ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Coastline”, si rezultat i të cilit nisi procedimi penal për 11 shtetas, konkretisht:

F., 38 vjeç, K. Ç., 26 vjeç, G. H., 43 vjeç, E. D., 66 vjeç, E. J., 37 vjeç, G. A., 54 vjeç, M. Q., 41 vjeçe, O. B., 36 vjeç, Th. B., 50 vjeç, V. M., 45 vjeç dhe L. K., 27 vjeç.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në zonën e Ksamilit, këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime të ndryshme ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, disa prej tyre edhe në tokë publike, duke zënë kështu hapësirën publike. Kontrollet do të vijojnë në të gjithë vijën bregdetare të qarkut Vlorë, me qëllim konstatimin e ndërtimeve të paligjshme, si dhe për goditjen e çdo krimi tjetër kundër mjedisit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.