10.07.2023 - 22:40
Enkileda Carja arriti një rezultat historik në kampionatin Europian U-15 të shtangës që u mbajt në Kishinau të Moldavisë, duke fituar tre medalje ari.
Sportistja e Elbasanit ka arritur të marrë një tjetër çmim dhe një arritje të madhe në këtë kampionat, Carja konsiderohet si një nga talentet më të mëdhaja të shtangës në vendin tonë, me rezultatet e saj që kanë ardhur gjithnjë e në rritje.
Synimi i saj i ardhshëm është të dalë sërish me medalje nga kampionati europian që do të mbahet në Bukuresht të Rumanisë nga data 24 korrik deri në tre gusht për moshën U-20.