MENU
klinika

"Kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit..."

Fitoi zgjedhjet në Bashkinë e Rrogozhinës, kryeministri Rama uron Memollën

24.07.2023 - 13:27

Kryeministri Edi Rama ka uruar kandidatin e PS për Bashkinë e Rrogozhinës, për fitoren në ripërsëritjen e zgjedhjeve të mbajtura gjatë ditës së djeshme.

Përmes një reagimi në Facebook, Rama thotë se Memolla e thelloi fitoren e 14 majit me një avantazh spektakolar.

Ai shtoi se kjo është edhe meritë e skuadrës së PS-së, që sipas tij, nxori mësim nga zgjedhjet e 14 majit.

Reagimi i Ramës:
RROGOZHINA VETËM PËRPARA me Edison Memollajn dhe Partinë Socialiste

Pas rizgjedhjeve të djeshme në Rrogozhinë, kandidati ynë e thellon fitoren e 14 majit, ku doli përpara me 21 vota, me një avantazh spektakolar prej 1752 votash

Urime Edison dhe një bravo të madhe për të gjithë skuadrën tonë, e cila nxorri mësimin e duhur nga gara e mëparshme, duke u angazhuar dhe organizuar ende më mirë, për të dalë shumë më lart në zgjedhjen e djeshme pjesore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si u ndanë votat mes dy kandidatëve

Edison Memolla, kryetari i ri i në Rrogozhinë