MENU
klinika

Nga Enver Robelli

Franca, maçoku Neko dhe Ernest Hemingway në Ballkan

06.07.2023 - 15:44

Franca këto ditë ka gajle të tjera. Gajle të mëdha. Një polic ka vrarë një të ri, qindra-mijëra të rinj, shumica me origjinë të huaj, kanë vërshuar rrugët e sheshet dhe kanë goditur çfarë u ka dalë përpara. Dëmet e shkaktuara kalojnë një miliardë euro. Kështu thonë punëdhënësit francezë.

Por Franca humane, Franca e barazisë dhe e idealit të të drejtave të njeriut, edhe në kohëra të vështira ka ndjenja dhembshurie edhe ndaj kafshëve. Për të rrëfyer ngjarjen që duam, duhet të ndalemi më 2 janar në Gare de Montparnasse, një stacion treni në Paris. Atë ditë maçoku me emrin Neko i doli nga çanta dy zonjave, dy pronareve të tij – dhe rrëshqiti nën trenin e ndërmarrjes hekurudhore SNCF.
Dy zonjat, të njohura ndërkohë në mbarë vendin me emrat Georgia dhe Melaïna (jo Melania e Donald Trumpit!), vrapuan te shefi i stacionit të trenit dhe e lutën ta ndalë trenin, sepse… Sepse Neko ishte futur nën tren dhe çdo lëvizje e rrotave të hekurta të trenit do të kishte pasoja fatale për maçokun. Ndërmarrja SNCF nuk e ndali trenin dhe Neko mbeti i përgjysmuar mbi shinat e trenit. Një tragjedi!

Që nga 2 janari Franca është e ndarë në dy taborë: në përkrahës të SNCF-së dhe në përkrahës të Nekos, respektivisht dy grave të pikëlluara. Debati arriti deri aty, saqë për çështjen e Nekos u deklarua edhe ministri i Brendshëm Gérald Darmanin. Ai tha se kafshët janë krijesa me ndjenja dhe meritojnë mbrojtjen tonë. “Kanë shpirt”, do të thoshte ndonjë plakë shqiptare.

Tani një gjykatë franceze e gjobiti ndërmarrjen franceze të trenave me 1000 euro. Këtë shumë SNCF duhet t’ua paguajë si dëmshpërblim dy pronareve të Nekos. Kryetari i trupit gjykues kritikoi se nuk janë përdorur të gjitha mjetet njerëzore për të evakuuar maçorrin. Pronaret e akuzuan ndërmarrjen e trenave për mungesë empatie ndaj kafshës.
Në poezinë Montparnasse shkrimtari amerikan Ernest Hemingway shkruan: “There are never any suicides in the quarter among people one knows / No successful suicides.” Pak a shumë kështu: s’ka vetëvrasje në lagje mes njerëzve që i njeh dikush / S’ka vetëvrasje të suksesshme”. Por ka vetëvrasje të kafshëve, pa vullnetin e tyre, 62 vjet pas vdekjes së Ernest Hemingwayt.

Meqë nga maçorri arritëm te Ernest Hemingway – atëherë po e vazhdojmë udhëtimin drejt Ballkanit: në vjeshtën e vitit 1922, pra para 100 viteve, Hemingway mori trenin, Orient-Expressin e famshëm, dhe nga Gare de Lyon në Paris u nis për në Stamboll (ose Konstantinopojë). Çfarë përjetoi gjatë rrugës nëpër humnerat dhe mrekullitë e Ballkanit mund të lexohet në romanin e tij “Borë në Kilimanxharo”: Hemingway e lë alter egon e tij, shkrimtarin Harry, të rrëfejë.

Më 27 shtator 1922 Hemingway, gazetari, reporteri e korrespondenti i famshëm amerikan, arriti në Sofje. Puna e parë që bëri: u dërgoi disa panorama familjarëve dhe miqve. Ishte kohë kur dërgoheshin panorama. Puna e dytë: shkroi artikullin e parë për gazetën “Toronto Daily Star”. Artikullin e shkroi me dorë, sepse në Sofje një taksisti pijanec i kishte rënë në trotuar makina e shkrimit e Hemingwayt. Ishte dëmtuar dhe bërë e papërdorshme. Makina e shkrimit ishte e markës Corona… Franca këto ditë ka gajle të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Enver Robelli

Shërbëtori i diktatorit


Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin