22.07.2023 - 09:23
I nxehti afrikan do të dominojë gjithë fundjavën edhe në Shqipëri. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak informon se depërtimi i masave ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut do të bëjë që temperaturat e larta dhe orët e gjata me diell të mbizotërojnë në të gjithë territorin.
Thuajse i gjithë vendi do të mbizotërohet nga temperatura maksimale 37–41 gradë Celcius gjatë të shtunës dhe të dielës.
E diela do të jetë edhe më e nxehtë prandaj ju sugjerojmë të shkoni buzë detit. Në Tiranë, Berat të dielën temperaturat do të shkojnë 40 – 41 gradë Celcius.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Vala e të nxehtit “Kleon”
3 arsye pse kjo verë është më e nxehtë se kurrë
Më nxehtë, më thatë dhe më me diell!
Çfarë po ndodh me klimën evropiane?
Si ta mbrojmë planetin?
Dita e Tokës: Temperaturat rriten, ja speciet dhe vendet më të rrezikuara të zhduken
Rikthehet fenomeni “El Nino”