MENU
klinika

"Na jemi ... Shpirt, Kulturë dhe Paqe"

Gati Festivali i Këngës Arbëreshe

20.07.2023 - 17:40

Në San Demetrio Corone, i njohur si Shën Mitri, në Kalabri, do të zhvillohet edicioni I 40-të i Festivalit të Këngës Arbëreshe.

Ky festival është ndër nismat e para dhe më të rëndësishme të organizuara nga shqiptarët e Italisë për të mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë e tyre kulturore. Ai do të zhvillohet në datat 10, 11, 12 gusht. Festivali i arbëreshëve lindi si ide në vitin 1980, siç edhe ka nënvizuar krijuesi i kësaj ngjarjeje dhe juristi Giusseppe D’Amico, nga trashëgimia e pasur muzikore e arbëreshëve që përbëhej nga “vjershat” (këngë tradicionale) mjaft të përhapura tek të rinjtë. Në këtë mënyrë lindi nevoja dhe dëshira për të prodhuar këngë të reja si në tematikë edhe në ritme duke pasuruar muzikologjinë arbëreshe.

Ndër vite ky festival ka prodhuar qindra këngë të reja dhe ka promovuar në tregun muzikor, autorë e interpretues të rinj. Por njëkohësisht është bërë edhe “simboli” dhe “flamuri” i pasardhësve të Skënderbeut, një bashkësi e gjallë dhe moderne që ripërtërihet në traditë.

Nga barazia gjinore tek arsimi i shkëlqyer falas!

Sekreti i vendit më të lumtur në botë

Historia e ushtarakut që refuzoi të bënte betimin fashist në Romë

Edip Daci, akademisti me pesë gjuhë të huaja që shiste gështenja!

Përshkruan 300 kilometra për mbi tetë orë

Ky është treni më i ngadaltë ekspres në botë

Vërteton origjinën ilire të shqiptarëve

Fjalë e lashtë ilire-shqipe: “Sica”-Tsika-thika”

Rivaliteti vihet re edhe mes tri fuqive të Boshtit!

Edhe Musolini e Hitleri lakmonin Mitrovicën