MENU
klinika

Bojkotuesit, nga Bardhi e Tabaku, tek…!

Gati rikthimi i Bashës, ja 8 deputetët që votuan sot për zgjedhjen e kreut të PD

29.07.2023 - 19:56

Kreshnik Çollaku, Eralda Bano, Merita Bakiu, Flutura Açka, Orjola Pampuri, Arbi Agalliu, Enkelejd Alibeaj dhe Selaudin Jakupllari, janë të vetmit deputetë të PD që janë parë të votojnë sot në procesin për Kryetar të PD-së.

Të gjithë deputetët e tjerë të PD, përfshirë Gazment Bardhin apo Jorida Tabakun, e kanë bojkotuar këtë proces, duke e konsideruar si anti-statutor dhe kanë mbështetur vendimin e Këshillit Kombëtar të PD për anullimin e zgjedhjeve.

PD ka fituar 52 deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit dhe tashmë ndodhet në një situatë jo të mirë, për shkak të përçarjeve të brendshme.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor Jemin Gjana u pyet nëse është normale që nga 52 deputetë të PD-së kanë votuar vetëm 8 prej tyre, ai tha se nuk është normale për është zgjedhja e tyre.

‘Nuk është situatë normale. Janë deputetë që janë zgjedhur me votën e demokratëve. Po të kthehem herët them dikur kanë funksionuar listat e proporcionalit. Nuk është normale, por zgjedhje e tyre.’- tha Gjana.