MENU
klinika

"U përball edhe me kërcënimet për jetën!"

Gjergj Mullalli hapi zjarr ndaj uniformave blu/ Taulant Balla: Policia bëri detyrën

30.07.2023 - 14:06

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u takua me strukturat e policisë në Korçë, ku i përgëzoi për punën gjatë operacionit për kapjen e Gjergji Mullallit, i cili pasi vrau gruan një ditë më parë, sot vrau edhe veten.

Balla përgëzoi punonjësit e policisë, të cilët bënë detyrën duke rrezikuar edhe jetën e tyre.

Ministri i Brendshëm siguroi uniformat blu, se ai do të bëjë gjithçka që ata të ndjehen gjithnjë e më të respektuar dhe me te vleresuar.

“Falenderoj nga zemra forcat e Policisë së Shtetit të Drejtorisë Vendore Korçë për kryerjen e detyrës gjatë gjithë natës së mbrëmshme deri sot në mëngjes në Maliq edhe në kushtet e kërcënimit për jetën.

Dua t’ju siguroj se do të bëj gjithçka që ju të ndjeheni gjithnjë e më të respektuar, gjithnjë e më të vlerësuar, gjithnjë e më të shpërblyer për atë që beni për këtë vend! Dua t’i percjell një perqafim vëllazëror prindërve tuaj, bashkëshorteve, fëmijëve tuaj, motrave e vëllezërve tuaj, të cilët janë mbështetja juaj më e madhe, po janë edhe ata që më shumë se sa askush e përjetojnë peshën e uniformës suaj, për të cilën ju jeni gati të vini në rrezik edhe vetë jetën tuaj! Kjo është një ditë për t’i kujtuar edhe kolegët tuaj që nuk jetojnë më, pikërisht sepse dhanë jetën në krye të detyrës, e për të përsëritur angazhimin e Kryeministrit Edi Rama për të mbështetur familjet e fëmijët e tyre deri në fund, jo vetëm falë statusit të tyre të Fëmijëve të Republikës, po edhe në çdo hap të rrugës së tyre, ku vërtetë boshllëkun e babait nuk e zevendson dot askush dhe asgjë, po ku ata nuk do të jenë kurrë vetëm!”, shkruan Balla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pritet takim me strukturat e policisë

Ngjarja në Maliq, Balla niset drejt Korçës