MENU
klinika

Evakuohen banorët

Greqia luftë me flakët, digjen dhjetëra shtëpi

21.07.2023 - 11:40

Greqia u përpoq të frenonte një zjarr në perëndim të Athinës, i cili dogji tokën pyjore për të pestën ditë të premten, pasi një tjetër valë nxehtësie goditi vendin.

Zjarrfikësit, të mbështetur nga avionë që bartin ujë dhe me ndihmë nga personeli shtesë nga Qiproja, Franca, Izraeli dhe Italia, u përpoqën të kontrollonin zjarrin që shpërtheu në zonën më të gjerë të Athinës të hënën, duke shkatërruar shtëpi dhe duke detyruar evakuime të banorëve.

“Ne po vazhdojmë të luftojmë zjarrin në perëndim të Athinës. Po i frikësohemi rindezjes së tij”, tha një zyrtar i zjarrfikësve për agjencinë e lajmeve Reuters.

Mbi 100 shtëpi dhe biznese janë dëmtuar rëndë nga ky zjarr dhe një tjetër pranë Athinës, të cilin autoritetet arritën ta shuajnë më herët gjatë javës.

Qeveria njoftoi të premten se do të ndajë ndihma për familjet e prekura, duke përfshirë ndihmën financiare dhe subvencione për shtëpitë me qira.

Dy zjarre të tjera në pyje në ishullin Rodos dhe në lagjen Lakonia në Greqinë jugore u vunë nën kontroll të premten.

Ministri për Krizat Klimatike, Vasilis Kikilias u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë vigjilentë. Rreziku i zjarreve në ditët në vijim do të mbetet i lartë dhe parashikohet vapë e mëtejshme.

“Po kalojmë një periudhë shumë të vështirë treditore, të premten, të shtunën dhe të dielën, me kushte ekstreme të motit dhe temperatura shumë të larta të përcjella me erëra të forta”, tha ministri, duke shtuar se pas një pushimi të shkurtër, nga mesi i javës së ardhshme parashikohet një tjetër vapë.

Me temperaturat që priten të arrijnë 45 gradë Celsius të shtunën dhe të dielën, Ministria e Kulturës tha se të gjitha vendet arkeologjike, përfshirë monumentin e Akropolit, do të mbyllen mes orës 12 dhe 17:30.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi