MENU
klinika

EMRI

Hakerimi dhe shtantazhimi i GTA 6 dhe disa kompanive të tjera, edhe një 18-vjeçar shqiptar mes hakerave

16.07.2023 - 20:35

Adoleshenti i akuzuar për hakerimin dhe më pas shantazhimin e një sërë kompanish, duke përfshirë Uber, Nvidia dhe zhvilluesin e GTA 6 Rockstar, është një 18-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Arion Kurtaj. Mediat e huaja bëjnë me dije se ai ishte pjesë e grupit të hakerave “Lapsus$”, që publikoi pamjet e video-lojës që është ende në prodhim e sipër, Grand Theft Auto 6.

Më 18 shtator 2022, një haker anonim i quajtur “teapotuberhacker” zbuloi disa klipe të lojës së ardhshme Grand Theft Auto dhe ofroi të shiste kodet burimore për Grand Theft Auto 5. Disa ditë më vonë, u zbulua se hakeri ishte një djalë adoleshent nga Londra me emrin Arion Kurtaj.

Rockstar Games dhe kompania e saj mëmë, Take-Tëo Interactive, ndërmorën menjëherë veprime ligjore dhe kjo çoi në zbulimin e akteve më të tmerrshme të kryera nga hakeri. Arion Kurtaj aktualisht është nën juridiksionin e gjykatës së Londrës dhe është në pritje të gjykimit të tij. Hakeri është akuzuar për 12 krime, që përfshijnë tre raste shantazhi, dy raste mashtrimi dhe gjashtë akuza të keqpërdorimit të kompjuterit.

Megjithatë, psikiatrit e kanë shpallur të paaftë për gjykime, Arion Kurtaj, zbuluesin e GTA 6, duke vonuar të gjithë procesin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN