MENU
klinika

Çfarë pritet tani e tutje?

Hapat që çojnë në arrestimin e Arben Ahmetajt, si vepron SPAK-u

14.07.2023 - 13:08

Me 117 vota pro u miratua sot në Kuvend kërkesa e SPAK-u për heqjen e imunitetit të Arben Ahmetajt. Vetëm 3 deputetë abstenuan për kërkesën e SPAK-ut.

Hapat që do të ndjekë SPAK-u

Pas votimit të sotëm, Kuvendi duhet t’i kthejë përgjigje kërkesës së SPAK-ut se i ka hapur rrugën arrestimit të Arben Ahmetajt.

Më pas SPAK-u do t’i drejtohet Gjykatës së Posaçme për të kërkuar firmosjen e urdhër-arrestit për Arben Ahmetaj.

Do të jetë gjyqtari i paraprak që do të vendosë nëse do të pranojë masën e sigurisë “arrest me burg” apo do të caktojë një tjetër masë sigurie për ish-zv/kryeministrin Ahmetaj. Gjithashtu nëse do të lejojë apo jo kontrollin e banesës së ish-zv/kryeministrit.

Nëse gjykata jep OK, menjëherë SPAK-u i kërkon policisë së shtetit të ekzekutojë vendimin. Policia nis kërkimet brenda vendit për Ahmetajn për një afat 3-javor. Nëse nuk e gjen brenda vendit atëherë Ahmetaj shpallet në kërkim ndërkombëtar.

Arben Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim detyre”, “fshehje pasurie” dhe “korrupsion pasiv” për aferën e inceneratorëve.