MENU
klinika

"Mocioni për shkarkimin e tij, sot është interes kombëtar"

Haradinaj kërkon front kundër Kurtit

02.07.2023 - 10:14

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi BE-ja ka konfirmuar sanksionet ndaj Kosovës. Haradinaj thotë se para pak ditësh ka kërkuar mocion për shkarkimin e Kurtit, pasi ka qenë i vetëdijshëm për rrugën pa krye ku po futet Kosova.

Haradinaj thotë se sanksionet e BE-së dhe paralajmërimet e SHBA-së tregojnë se qeveria është në rrugë të gabuar dhe se s’ka shpresë.

Ish-kryeministri ka thënë se është koha që të bashkohen të gjithë ata që kanë interes parësor Kosovën, dhe të jetësojnë mocionin për shkarkimin e Qeverisë Kurti.

Ai thotë se hezitimi për të vepruar në një kohë krizë të tillë për vendin është bashkëfajësi.

Reagimi i plotë
Të dashur qytetarë të Kosovës,
I vetëdijshëm se Kosova me këtë kryeministër po hyn në një rrugë pa krye, para pak ditësh kërkova mocion për shkarkimin e Albin Kurtit.

Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e SHBA-së se Qeveria e Kosovës është në rrugë të gabuar, e dëshmojnë se sa e rrezikshme dhe e pashpresë është gjendja, e cila fatkeqësisht do të shkojë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë.

Prandaj sot është koha të veprohet dhe të bashkohen të gjithë ata që interes parësor e kanë Kosovën, qofshin në opozitë ose edhe deputetë të shumicës, e ta jetësojnë mocionin për shkarkimin e kësaj Qeverie.

Hezitimi për të vepruar në kohë të një krize kaq të thellë e me pasoja të paimagjinueshme për vendin është bashkëfajësi.

Mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit, sot është interes kombëtar!

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin