MENU
klinika

Detajet e para

Helmohen disa pushues në Shëngjin, dyshohet se…

21.07.2023 - 11:15

Në një hotel në Shëngjin ku po pushonin disa kosovarë, 9 persona janë helmuar nga një material kimik, shkruajnë mediat e Kosovës.

Kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu ka thënë për RTK se mendohet se helmimi ka ardhur nga shkaku i një dezinfektimi me një material kimik, që ka ndikuar të kërkojnë ndihmë mjekësore”, teksa shtoi se kjo nuk ka ndodhur nga ushqimi apo nga uji i pijshëm.

Ai bëri të ditur se janë 9 persona që janë dërguar në spitalin e Lezhës dhe jo 50 siç është njoftuar më parë.

Kryetari i Lezhës sqaroi shkakun e kësaj ngjarjeje, në hotelin ku kanë banuar ata turistë kosovarë, derisa shtoi se çdo gjë është raportuar për mënyrën se si ka ndodhur kjo ngjarje, edhe në spitalin e Lezhës.

 

 

Ndreu sqaroi se të gjithë personat që kanë kërkuar ndihmë mjekësore kanë marrë raportet mjekësore përmes një kartele ku pasqyrohet i gjithë trajtimi mjekësor, që sipas tij këto janë çështje protokolli, ndryshe funksionon sistemi këtu në Shqipëri, ndryshe në Kosovë.

“Për të vërtetuar në gjurmët në gjak për të përcaktuar mikroorganizma duhet minimalisht dy javë”, theksoi Ndreu. Më tej, ai shtoi se standardet e ushqimit që ka Lezha nuk ka asnjë vend tjetër në rajon.