MENU
klinika

Berat

Hidhet nga kati i tretë i pallatit, humb jetën 44-vjeçarja

14.07.2023 - 12:57

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur në berat lku një 44 vjeçare ka humbur jetën pasi është hedhur nga kati i tretë i një pallati.

Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në lagjen “30-vjetori”, ku dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, 44 vjeçarja, e cila si pasojë ka humbur jetën në spital.

Paraprakisht dyshohet se 44-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.