MENU
klinika

Përgjimet e Kusari-Lilës me deputetin serb

Hovenier: Radoiçiç është në listën e zezë të SHBA-së

11.07.2023 - 13:53

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka reaguar lidhur me përgjimet e publikuara nga gazeta Nacionale ku deputetja e Kosovës Mimoza Kusari -Lila dhe deputeti i Listës serbe Slavko Simiç dëgjohet të flasin për politikanin famëkeq, Milan Radoiçiç dhe mundësinë e një bashkëpunimi. Në një deklaratë për mediat, pas inagurimit të zyrave të reja të qendrës ‘Bonevet’ në Pejë, Hovenier zgjodhi të mos komentonte rastin por ka kujtuar se Radojiçiç është në listën e zezë të Amerikës.

“Nuk mund të flas shumë për këtë, liderët politikë në Parlament kanë komunikim me të gjitha palët. Por Radojiçiq ju e dini se është në listë të zezë të ShBA-së”, tha ambasadori Hovenier.

Në hyrje të bisedës, Slavko Simiç i përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiçin. Njeriu në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit dhe i dyshuar për rastin “Brezovica”. Simiç dëgjohet teksa i thotë Kusari-Lilës se kanë pasur gjithmonë raport partnerësh. Këtë, shefja e deputetëve të LV-së nuk e mohon në asnjë moment.