MENU
klinika

'Nuk është e drejtë të na sulmoni'

Ibrahimaj: Nuk paguhet asnjë para nga buxheti i shtetit për inceneratorin e Fierit

20.07.2023 - 12:18

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj akuzon opozitën se po deformojnë publikun lidhur me pagesat e tre incineratorëve. Ajo u shpreh se buxheti i shtetit nuk preket për impiantin e Fierit dhe Elbasanit, ndërsa për atë të Tiranës tha se është një fond në buxhetin e shtetit prej 200 milionë lekësh.

 “Po deformohet opinioni publik. Nuk paguhet asnjë para nga buxheti i shtetit për impiantet e trajtimit të mbetjeve të Elbasanit e Fierit. Ndërsa për impiantin e Tiranës është një fond në buxhetin e shtetit prej 200 milionë lekësh, fond kontigjence në rast të paaftësisë paguese të bashkisë së Tiranës. Kjo është transparente. E mora fjalën për të sqaruar opinionin publik. Nuk është e drejtë të goditet vendimmarrja e qeverisë në mënyrë të tillë” tha Ibrahimaj.