MENU
klinika

“Shqetësim mbetet forcimi i lekut ndaj euro”

Ibrahimaj: Numri i turistëve në vendin tonë, arriti në 2.4 milionë!

04.07.2023 - 11:07

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë në një deklaratë për mediat bëri me dije se për tre mujorin e parë ekonomia në vend është rritur me 2.72%, ku theksoi se dhe konsumi i popullatës po ashtu ka pësuar rritje.

Ibrahimaj tha se të ardhurat nga turizmi në tremujorin e parë ka sjellë të ardhura në arkën e shtetit dhe se numri i personave të huaj që kanë hyrë në vendin tonë ka qene në vlerën e 2.4 milionë.

Sakaq shtoi se shqetësim për ministrinë e Financave mbetet dhe forcimi i lekut karshi euro, dhe monedhave të huaja ku shtoi se kjo pasojë e rritjes së investimeve dhe eksportet.

“Energjia elektrike është rritur me 38.6%. Konsumi i popullatës po ashtu ka qenë me rritje. Kryefjala e vitit të kaluar ka qenë inflacioni, dhe do vazhdojë të jetë, ku në muaj maj rezultoi 4.7%. Komponenti kryesor i rritjes ka qene inflacioni i ushqimeve dhe pijeve, i cili ka dhe peshën kryesore të shportës. Aktiviteti lidhur me turizmin ka pasur një rritje me 7.2% dhe të dhënat tregojnë një rritje pozitive, numri i turistëve ka qenë 2.4 milion të huaj në vend. Kjo tregon se politikat tona për nxitjen e turizmit kanë pasur efektin e duhur, turizmi ka filluar të jetë një dukuri e shpërndarë gjatë gjithë vitit.

Të punësuarit në këtë sektor është rritur me 11.2%, ne presim që për tremujorin e dytë turizmi të vijojë të ketë performancë pozitive, kjo tregon dhe nga të ardhurat e lidhura me turizmin, ka arritur në nivelin e 189.5 milion euro.

Lidhur me investimet e huaja, edhe ato kanë pasur trend rritës, duke arritur në nivelin e 108 milion euro, kontributin kryesor pozitiv e ka pasur nëndega e sigurimeve dhe industria nxjerrëse. Rremitancat kanë filluar të rriten, me 16% duke shënuar vlerën 214 milion euro. Të gjitha këto vlera lidhen me shqetësimin që ka ardhur nga disa aktivitete të biznesit, pra me kursin e këmbimit. Ne kemi pasur një forcim të lekut, karshi monedhave të huaja, por me e ndjeshme ka qenë ajo krahasuar me euro. Forcimi i lekut ndaj euros vjen si pasojë e performancës së ekonomisë, sidomos me eksportet por dhe me rritjen e investimeve të huaja, që kanë sjellë kapitale në valutë dhe kanë ndikuar në kursin e këmbimit”, tha ajo.