Interi ka bërë ofertë për portierin e Aston Villas, Emiliano Martinez. Zikaltërit shpresojnë të zëvendësojnë Andre Onanën, megjithëse do duhet të dyfishojnë ofertën e tyre fillestare.
Kamerunasi ishte titullar te Interi, duke lënë pas Handanovic që më pas u largua. Sipas Fabrizio Romano, dy portierët e tjerë që Interi kërkon për të mbushur boshllëkun e lënë nga Onana janë Yann Sommer (Bayern Munich) dhe Anatoliy Trubin (Shakhtar Donetsk).
Me drejtuesit e Interit që nuk po bindin dot dy emrat e mësipërm, në skenë ka dalë Emiliano Martinez. “Doreza e Artë” në Botërorin e Katarit 2022 me Argjentinën, “Dibu” duket se është futur në radarin e zikaltërve. Në Argjentinë janë të sigurt se Aston Villa do bindet për ofertën e duhur, me Martinez që ka mundësi të luajë në Serie A.